SOECZ

Banorët shkelin rregullat, vëllai i madh TRONDIT shtëpinë me zarfin që sjell! Ja vendimi që…

Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh mori një vendim të fortë ndaj banorëve të “Big Brother VIP 5”, pas shkeljeve të vazhdueshme të rregullores.

Fillimisht, Kristi, Flori dhe Brikena u ndëshkuan duke u vendosur në një “burg” të improvizuar brenda shtëpisë, si pasojë e thyerjes së rregullave.

Ndërkohë, pjesa tjetër e banorëve u caktuan në rolin e “gardianëve”, të cilët do të kujdeseshin për zbatimin e rregullores dhe kishin detyra të përcaktuara qartë.

Megjithatë, gjatë orëve në vijim, as të “burgosurit” dhe as “gardianët” nuk i respektuan rregullat e vendosura nga produksioni.

Sjelljet jashtë kornizës së lejuar dhe moszbatimi i detyrave bënë që Vëllai i Madh të ndërhynte sërish me një vendim të ri.

Pas vëzhgimit të situatës, u bë e ditur se vetëm Brikena kishte treguar korrektësi dhe kishte respektuar plotësisht rregulloren. Për këtë arsye, ajo u shpall lidere e javës dhe fitoi edhe një avantazh në lojë, ndërsa të gjithë banorët e tjerë do të përballen me penalizime.

Vendimi u komunikua përmes zarfit të bardhë, ku thuhej se “burgu” nuk do të ishte më funksional, pasi rregullat ishin shkelur nga pothuajse të gjithë, me përjashtim të Brikenës. Ky zhvillim pritet të ndikojë ndjeshëm në dinamikat e lojës dhe në raportet mes banorëve në ditët në vijim.

×