SOECZ

Beniada Nishani hedh në gjyq Televizonin Shqiptar! Zbulohet arsyeja e fortë…

Modelja dhe moderatorja Beniada Nishani ka bërë një deklaratë të fortë gjatë emisionit “Goca & Gra”, duke zbuluar se është në një proces gjyqësor me Radio Televizionin Publik Shqiptar (RTSH).

Ajo është shprehur se shkak për këtë vendim janë bërë problemet me pagesat për emisionin që ka realizuar në këtë televizion.

“Kam pasur disa probleme me pagesat. Unë kam një kontratë. Kam hedhur në gjyq RTSH. Nuk e kam folur publikisht deri tani,” – ka deklaruar Beniada.

Sipas raportimeve, Beniada nuk është e vetmja që ka ngritur shqetësime lidhur me pagesat e paplota në RTSH, institucion i cili aktualisht drejtohet nga Eni Vasili.

Situata financiare dhe menaxheriale e televizionit publik është vënë në qendër të kritikave së fundmi edhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka deklaruar se RTSH ndodhet në një krizë të thellë, duke mos përjashtuar as skenarin e mbylljes.

×