SOECZ

Binjakët fitojnë para, Bricjapi ‘rreshton’ sukseset/ Surprizat e yjeve për javën sipas Chrysanthi Kalogerit

Java përkon me dy ngjarje të rëndësishme astrologjike: hëna e re në Bricjap që simbolizon fillime të reja dhe më pas, kalimin e Afërditës në Ujor, e cila përzien dashurinë dhe intelektin.

Fatmirësisht, energjia nuk do të jetë e mbingarkuar. Sipas shpjegimit të Chrysanthi Kalogerit në “Shije Shtëpie” në Tv Klan do të kemi nevojë për strukturë dhe individualitet.

Do të bëjmë një hap pas këtë javë, por edhe do të kërkojmë dashurinë.

Chrysanthi Kalogeri: Kjo javë do të jetë një vazhdimësi e javës që kaloi, shumë dinamike.

Jemi në situatën ku në niovelin global do të vazhdojnë luftërat, tendencat për pushtet dhe kush mund të marrë më tepër zona.

Do të vazhdojnë fenomenet natyrore gjithandej në botë. Në nivel personal dhe në jetën tonë do të kemi shanse.

Në datat 13-14 të jemi të kujdesshëm, do të themi shumë fjalë, zhurmë, takime e kontakte, por pa diçka thelbësore.

Nëse bëhet fjalë për punë serioze apo gjëra që duhen nënshkruar, duhen lënë pas datës 14. Në rast se duhet të firmosim, duhet të jemi të vëmendshëm.

Në datat 16-18 kemi një hënë të re në Bricjap që është ngjarja kryesore e javës. Fillime të reja dinamike, të organizuara që kërkojnë punë, vendosmëri. Nga data 15 e deri në fund të javës do të kemi ide, do të takojmë njerëz të përshtatshëm që do të na i realizojnë dhe do të na ndihmojnë për synimet e projektet tona. Një periudhë e mirë për përforcimin e marrëdhënieve e bashkëpunimeve. Njëkohësisht, ekuilibri është i brishtë dhe mund të hyjmë lehtësisht në konflikt në datën 17 ku fjalët mund të lëndojnë. Më të favorizuarit do të jenë shenjat e tokës dhe ujit, kurse Bricjapi, i cili ka ditëlindjen, duhet të shmangë nxitimin, impulsivitetin dhe mos të reagojë. Të njëjtën gjë duhet ta ndjekin edhe Dashi e Peshorja.

Dashi – Një periudhë dhe muaj shumë i rëndësishëm. Gjatë kësaj jave, duhet të fokusoheni në jetën sociale e profesionale. Lëvizni, qarkulloni, takoni njerëz të rëndësishëm dhe veproni të organizuar, me synime e pa impulsivitet. Kujdes të martën dhe të mërkurën në çështje që lidhen me shtëpinë, familjen dhe organizimin e punës. Mund të lini gjërat përgjysmë ose të mos shkojnë siç duhet. Pjesa e dytë e javës do të jetë shumë e mirë, mjafton të mos nxitoni. Do të bëni një fillim të ri në sferën profesionale që do të ndikojë direkt te financat, madje do të keni përfitime këtë javë që mund të vijnë nga organizimi më i mirë i pronës. Disa mund të kenë rritje në detyrë.

Demi – Një javë shumë pozitive, edhe pse mund të ndiheni të mënjanuar, të stresuar për të ardhmen, por java dhe hëna e re në Bricjap japin shanse për studimet, për një fejesë, për të vendosur jetën në baza më të forta. Disa nga ju jeni në fund të disa ndryshimeve që kanë filluar për të mirën tuaj. Do të keni ndihmë e mbështetje nga miqtë dhe realizim synimesh. Nga data 17 e thuajse për një muaj, nis një periudhë shumë pozitive për jetën sociale e profesionale.

Binjakët – Përqendrohuni në sferën financiare ku do të keni një fillim të ri në bashkëpunimet me të tjerët, pra nga punëdhënësi, ortakët dhe bashkëshorti/ja. Organizoni me laps e letër dhe merrni vendime lidhur me detyrimet ndaj të tjerëve. Mund të përforconi pozitat në punë, të bëni një kombinim të mirë të saj dhe rezultateve financiare. Në datën 17 nis një periudhë e mirë për anën emocionale, mund të udhëtoni e ndryshoni planet për të ardhmen.

Gaforrja – Periudhë dinamike për marrëdhëniet e bashkëpunimet. Muaji ka qenë dhe do të jetë i ngarkuar, por ju jep shanse për një bashkëpunim profesional që lidhet me ëndrrat ose planet afatgjata të së ardhmes. Mund të udhëtoni me të dashurit, të afroheni me ta dhe të kaloni bukur. Do të bëni ndryshime te marrëdhëniet e rrjetit social ose ky i fundit do të ndryshojë planet tuaja. Në datën 17 do të keni ndihmë e mbështetje financiare.

Luani – Periudhë e ngarkuar në përditshmëri, punë në shtëpi, por kini kujdes për shëndetin që të mos ndikoheni. Ndryshimet në sferën profesionale do të ndikojnë te përditshmëria që më pas do të përshkallëzojnë te të ardhurat dhe bashkëpunimet financiare. Përvishni mëngët dhe gjërat do të vijnë vetë.

Virgjëresha – Një periudhë pozitive në lidhje me krijimtarinë, sidomos nëse keni biznesin tuaj ose një punë të lidhur me të. Do të gjeni zgjidhje për çështje që ju shqetësojnë për fëmijët, do të keni gëzime ose do të merrni vendime për ta. Këtë javë priten gjëra pozitive, interesante për një lidhje emocionale që do t’i qëndrojë së ardhmes ose do të merrni vendime. Jeta krijuese, emocionale, erotike favorizohen dhe hyn në një bazë të shëndoshë. Fillime të reja në të gjitha fushat.

Peshorja – Jeni të stresuar dhe në një periudhë që shqetësoheni nga çështje të shtëpisë, familjes, pronës ose të jetës personale që ju kanë tronditur. Kjo javë premton fillime të reja ku do të zgjidhni çështje të përditshmërisë. Organizimi dhe rishikimi i gjërave ju bën të fitoni kohë. Do të gjeni ndihmë e mbështetje ku s’e prisni.

Akrepi – Është momenti të dilni, të qarkulloni, të udhëtoni, të takoni njerëz për të promovuar punën e synimet tuaja. Kujdes si përdorni fjalën dhe takimet do të sjellin shanse në jetën emocionale e erotike, por edhe për bashkëpunime të reja.

Shigjetari – Fokusohuni në të ardhurat tuaja dhe mund të zgjidhni disa probleme në familje e shtëpi lidhur me to. Mund të bëhet një fillim i ri në sferën financiare për shkak të disa ndryshimeve në punë e përditshmëri.

Bricjapi – Një periudhë shumë dinamike ku do të ndërmerrni iniciativa që do t’i rezistojnë kohës. Për ata që kanë ditëlindjen këtë javë, do të jetë një vit dinamik. Do të keni suksese, do të udhëtoni, do të keni ndryshime në marrëdhënie, në jetën emocionale e erotike dhe në planet krijuese. Më të ndikuarit janë të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës.

Ujori – Veproni më tepër në intimitet, në jetën personale, bëni biseda, kontakte e takime që si qëllim kanë një hap të mëtejshëm, por të menjëhershëm. Në datën 17, Afërdita kalon në shenjën tuaj dhe shënon fillimin e një periudhe që do të ndryshojë shumë gjëra në planet e së ardhmes, në sferën financiare, anën emocionale apo shtëpinë. Nuk përjashtohet mundësia që këtë javë të vendosni për të ndryshuar shtëpinë. Do të keni shanse për të zgjidhur një problem shëndetësor.

Peshqit – Është momenti të fokusoheni në synimet tuaja, t’i rishikoni dhe tani që keni dalë nga periudha e vështirë, duhet të vendosni disa qëllime më dinamike. Do të keni ndihmë e mbështetje nga rrjeti shoqëror, këshillat e duhura për të ndërmarrë iniciativa. Do të bëni udhëtime të vogla që do ju nxjerrin nga një problem që mund të keni. Më të ndikuarit janë të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës që janë në fund të disa vështirësive, pas të cilave do të vijnë gjëra më të mira.

×