SOECZ

Blerina Bombaj “Anashkalimi i mëngjesit të bën më të shëndoshë dhe më pak të shëndetshëm”

Të kujtohesh të hash një mëngjes të shëndetshëm çdo ditë perpara se të filloni ditën, mund të bëj një ndryshim të madh në predispozitën tuaj për tu bërë mbi peshë, për tu semurë ose të dyja bashkë.

Një studim i fundit britanik e ka përcaktuar mëngjesin si vaktin kryesor të ditës,

pasi mëngjesi jo vetëm “trajnon” shqisat tona dhe deshirën për ushqim më të shëndetshëm por, edhe ul nepsin për ushqime “fast food-esh” gjatë ditës.

Studimi

Studimi eksperimentoi nëpërmjet skanimit të trurit të një grupi të rinjsh që nuk kishte marrë mëngjes dhe një grupi tjetër të ushqyer me mëngjes të bollshëm.

Grupi i të rinjve që nuk kish ngrënë mëngjes dëshironte gjatë ditës ushqime të yndyrshme dhe kalorike.

Anashkalimi i mëngjesit ngacmonte qendra te trurit të cilat aktivizonin nepsin për ushqime me përmbajtje të lartë sheqeri dhe yndyrnash të dëmshme. Të rinjtë që konsumuan mëngjes të ekuilibruar kishin një regjim shumë të shëndetshëm në lidhje me ushqimin gjatë ditës në vijim.

Natyrisht pjesmarrësit në grupin pa mëngjes ishin më të uritur dhe i shihnin me atraktive ushqimet kalorike dhe të yndyrshme. Pasi mbaruan skanerin atyre ju ofrua dreka dhe treguan se konsumonin më shumë sasi ushqimi nga grupi tjetër.

Të mos hash mëngjes do të thotë të demtosh shëndetin në të ardhmen.

Ad
Në përgjithesi anashkalimi i mëngjesit ka si pasojë konsum të një sasie më të madhe ushqimi dhe të një cilësie më të dobët. Kjo sjell obezitet, kolesterol të lartë dhe probleme të tjera. Duke filluar ditën me një mëngjes të ekuilibruar të pasur në proteina të shëndetshme mund të ndihmojë në stabilizimin e sheqerit në gjak gjatë ditës, në uljen e “urisë” për sheqer dhe yndyrë dhe në të qenit më vital.

Të konsumosh mëngjes do të thotë të ulesh riskun e shfaqies së diabetit te tipit II dhe sëmundjeve kardiake. Duke pasur nivele më të qëndrueshme të sheqerit mbrohet zemra dhe truri nga dëmtime. Me pak fjalë mëngjesi zgjat jetën.

Një tjetër studim ka treguar se njerëzit që nuk hanë fare mëngjes kanë 450 herë më shumë shance të bëhen obez nga ata që konsumojnë rregullisht mëngjes të ekuilibruar mire. Githashtu mos harroni se mengjesi ne “fast food” eshte njesoj i dëmshëm si kur e anashkalon fare.

Burimi: Blerina Bombaj

×