SOECZ

Breshëri si kokërr guri bënë NAMIN në vend, shkatërron të mbjellat dhe…(Video)

Breshëri si dëborë në Kolonjë, dëmton vreshtat

Stuhia në juglindje ka sjellë dëme edhe në bujqësi. Në fshatin e thellë Kamnik të Kolonjës, ka patur një stuhi breshëri për rreth 15 minuta, çka ka dëmtuar rëndë vreshtat e banorëve, të cilët merren me këtë punë tradicionalisht.

Pritet që një grup pune nga Bashkia Kolonjë të evidentojë dëmet.

Ky është viti i 6 radhazi që fermerët në Devoll, Korçë, Maliq e Kolonjë dëmtohen nga breshëri dhe në asnjë rast nuk kanë marrë dëmshpërblime.

Fillimisht mbahen procesverbalet nga ana e punonjësve të bashkisë në bashkëpunim me punonjës të drejtorisë së ekstensionit bujqësor. Me pas dërgohen drejt Agjencia Kombëtare të Mbrojtjes Civile të cilët asnjëherë nuk kanë dhënë përgjigje pozitive për dëmshpërblim