Është publikuar videoja e momentit kur debati mes Selinit dhe Rogertit agravoi deri në përplasje fizike.
Në pamjet e publikuara nga vetë produksioni i Big Brother-it, shikohet momenti kur Selin teksa hante patetina mbledh qesen dhe ia gjuan Rogertit, pasi ky i fundit po e provokonte duke i thënë “Ku e ke babin, shko e gjeje”.
Situata mes dy banorëve agravoi menjëherë pas përfundimit të Prime-t, sapo ata u shtrinë për të fjetur.
Por Rogerti me strategjinë e tij të lojës duke provokuar banorët, gjatë natës së djeshme u përball me një situatë të sikletshme, ku një femër e qëllon me patetina.
Ndonëse nuk ishte ndonjë mjet që mund ta lëndonte, ai u dëgjua duke bërtitur sapo patetinat që i hodhi Selini i ranë në surrat.
Nga ana tjetër dhe Juela ndërhyn me vrap mes tyre e me tone të larta dëgjohet duke bërtitur: Çfarë i bëreeee?





