Mbrëmja e sotme në “Big Brother VIP Albania” pritet të jetë plot emocione, pasi në shtëpi do të zhvillohet dasma simbolike e këtij edicioni.
Çifti i përzgjedhur nga publiku për ceremoninë janë DJ Gimbo dhe Selin Bollati, të cilët tashmë kanë nisur përgatitjet për eventin e shumëpritur.
Për të krijuar atmosferë festive është ftuar edhe këngëtarja shumë e dashur, Artjola Toska, e cila pritet të performojë gjatë ceremonisë.






