SOECZ

E FUNDIT: Sëmuret ish banori i BBV, ja si është gjendja e tij shëndetësore

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova dhe ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Mevlan Shaba, ka shqetësuar së fundmi ndjekësit e tij në Instagram, pasi ka ndarë një foto nga spitali.

Në foton e publikuar, Mevlani shihet me një serum në dorë, ndërsa nuk ka dhënë asnjë detaj mbi gjendjen e tij shëndetësore apo arsyen pse ndodhet aty.

Postimi është shoqëruar me një mbishkrim të shkurtër, ku ai shkruan: “Më mirë do bëhet”, duke u përpjekur të qetësojë fansat e tij.

Kujtojmë që prej disa kohësh, Mevlani e ka mbajtur jetën private larg vëmendjes mediatike, duke zgjedhur të jetojë një jetë të qetë me partneren e tij Orneldën dhe vajzën e tyre të vogël, Mei.

×