Detaje nga dhunimi barbar i gazetarit Elton Tozaj, ditën e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës.
Në një postim në rrjetet sociale, ai ka ndarë një foto ku shihet i dhunuar dhe me shenja në fytyrë nga goditjet.
Familja ka bërë të ditur se Elton Tozaj ndodhet aktualisht në gjendje të rënduar shëndetësore dhe po merr trajtim intensiv mjekësor.
Sipas tyre, situata është delikate, pasi gazetari po lufton për të mos humbur shikimin.
Por përveç denoncimit të dhunës, familja ka bërë edhe një thirrje publike misterioze drejtuar një vajze të njohur të ekranit.
Ata kërkojnë që ky “personazh i showbiz-it, i cili frekuenton pikërisht këta persona, të distancohet publikisht sot dhe të sqarojë se çfarë e lidh atë vajzë me trekëndëshin Rruga Ura – Patok – Kodra e Diellit”.

Ngjarja ndodh pas disa deklaratave të papritura të bëra nga Tozaj në media ku shigjetonte persona të njohur të showbizit shqiptar.
Një prej tyre ishte lidhur me moderatoren Luana Vjollca, të cilën gazetari e akuzonte për ndjekjen e ish-partnerit të saj,
Krenar Çoçaj, dhe të partneres së tij aktuale, Endi Demneri.
Ai pretendonte se kishte vërejtur afërsi të moderatores në raste të ndryshme, si në një fluturim drejt Milanos dhe gjatë pushimeve të verës në Saint-Tropez, në të njëjtin qytet ku ndodhej ish-partneri.
Për shkak të këtyre akuzave dhe insinuatave, Luana Vjollca ka vendosur të padisë zyrtarisht gazetarin, duke e konsideruar këtë si një cënim të rëndë të figurës së saj publike dhe si shpifje të drejtpërdrejtë.





