SOECZ

E merrni dot me mend? Këto janë banorët që po bëjnë NAMIN këtë BBVA5

Kanë kaluar vetëm 5 ditë nga starti i “Big Brother VIP Albania 5” dhe rrjetet sociale kanë dhënë verdiktin e parë të pëlqyeshmërisë.

Nëse në shtëpi situata është e tensionuar, në Instagram shifrat flasin qartë. Surpriza e këtij edicioni është Ilir Vrenozi.

Pavarësisht debateve të forta dhe agresivitetit të shfaqur së fundmi, ai mban vendin

e parë për rritjen organike më të madhe, duke shtuar 9.2K ndjekës në vetëm pak ditë.

Pas tij vjen e preferuara e publikut, Brikena Selmani, e cila konfirmon pritshmëritë me një rritje prej 9K ndjekësish.

Një rast i çuditshëm është ai i Mal Retkocerit. Banori, i cili po humbiste 30-50 ndjekës çdo ditë që nga hyrja, befas mëngjesin e sotëm është zgjuar me 10 mijë ndjekës më shumë në një moment të vetëm.

Ky ndryshim i menjëhershëm ka ngritur dyshime të forta për shtim artificial (blerje) të ndjekësve për të simuluar popullaritetin.

Ja renditja e plotë (Nga më i pëlqyeri te më pak i pëlqyeri në bazë të rritjes reale):

Ilir Vrenozi: +9,200 (Nga 17.5k në 26.7k)
Brikena Selmani: +9,000 (Nga 187k në 196k)
Lore: +4,500 (Nga 13.1k në 17.6k)
Kristi Lamaj: +2,700 (Nga 20.2k në 22.9k)
Armir Shahini: +2,300 (Nga 12.7k në 15k)
Stine: +2,300 (Nga 137.7k në 140k)
Xhodi Skura: +2,100 (Nga 30.6k në 32.7k)
Lorna Hysa: +1,700 (Nga 12k në 13.7k)
Sabina Mete: +1,400 (Nga 134.4k në 135.8k)
Selina Bollati: +1,000 (Nga 11.7k në 12.7k)
Armir Tola: +500 (Nga 1200 në 1700)
Seno Fishta: +400 (Nga 2600 në 3000)

Mal Retkoceri figuron matematikisht me rritje (+10.5k), por përjashtohet nga renditja reale për shkak të dyshimeve për manipulim të shifrave. /Lokimagazine.com