SOECZ

E PAPRITUR/ Kush banor lë përfundimisht shtëpinë e BBVip 5?

Ilir Vrenozi ka marrë vendimin që të lërë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”

Ilir Vrenozi ka marrë vendimin që të lërë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Iliri, i cili që pas përfundimit të Prime-t të mbrëmjes së djeshme ndodhej në akuarium, takoi dy banorët e rinj, Artani dhe Aleksandra si dhe tre të nominuarit, Greta, Angelo dhe Keijsi.

Më pas, Vrenozi kaloi dhe nga pjesa tjetër e shtëpisë për të takuar banorët e tjerë.

Iliri u tha banorëve se po dilte për shkaqe shëndetësore dhe e kishte të pamundur qëndrimin aty. Me lot në sy, Vrenozi lë shtëpinë e BBVip, duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh.

“Nuk e përballoj dot jam i sëmurë”, i tha ai Stenaldos, teksa kanë shpërthyer të dy në lot duke u përshëndetur.

×