SOECZ

E rëndë në vend! Ishte duke punuar tokën, humb jetën 45 vjecari pasi u…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Levan të Fierit, ku një 45-vjeçar ka ndërruar jetë duke punuar tokën.

U raportua se ai është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore nga banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë ambulancën e cila ka mbërritur në vendngjarje.

Edhe pse 45-vjeçarit iu dha ndihma mjekësore, ai nuk ka mundur që të mbijetojë.

Ndërsa bëhet me dije nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Policia thekson se vijon hetimet për sqarimin e plotë të këtij rasti.

×