SOECZ

E rëndë: Si ndodhi përkeqësimi shëndetësor i Albës, dalin pamjet!

Alba Pollozhani ka përjetuar një episod të rëndë shëndetësor një ditë më parë, çka e detyroi të largohej përkohësisht nga shtëpia për të marrë ndihmë mjekësore.

Gjatë prime-it të së premtes, u transmetuan pamjet e momentit shqetësues, të cilat shkaktuan reagime të menjëhershme dhe shqetësim mes banorëve të tjerë.

Atmosfera brenda shtëpisë u tensionua, teksa konkurrentët u përpoqën ta ndihmonin, ndërkohë që stafi mjekësor ndërhyri menjëherë.

Fillimisht, Alba mori ndihmën e parë në dhomën e rrëfimit, për t’u dërguar më pas në spital për trajtim të specializuar.

Pamjet e publikuara treguan të gjithë procesin, nga ndërhyrja fillestare brenda shtëpisë deri te transportimi dhe kujdesi i ofruar nga mjekët.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta edhe nga publiku, me fansat që kanë shprehur mbështetje dhe solidaritet për Albën, duke uruar një rikuperim sa më të shpejtë.