SOECZ

E tmerrshme në vend! Po punonte tokën, të riun e zë poshtë freza, gjen vd*kjen e menjëhershme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Peshtan Brekas, në Njësinë Administrative Frakull, Fier, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën teksa po punonte tokën bujqësore.

Sipas informacioneve paraprake, burri kishte dal për të punuar tokën me frezë, ku dyshohet së është rrëzuar aksidentalisht. Në momentin e rrëzimit, mjeti bujqësor i ka kaluar sipër trupit, duke i shkaktuar plagë të rënda. Si pasojë e plagëve të marra shtetasi Hamza Duraj, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Mësohet se kanë qenë familjarët që kanë gjetur 35-vjeçarin, pasi ata ishin shqetësuar se ai nuk po u përgjigjej thirrjeve telefonike. Menjëherë është njoftuar policia dhe ambulance, ndërsa kjo e fundit e transportoi drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku u konstatua vdekja e tij.

Aktualisht trupi i pajetë ndodhet në morgun e spitalit, ndërsa pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar me saktësi shkaqet e ngjarjes.

×