SOECZ

Eklipse, sprova dhe vendime të mëdha! Marsi, muaji që mund të ndryshojë gjithçka për shenjat

Astrologia Chrysanthi Kalogeri zbërthen sekretet e yjeve për muajin mars.

Në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ajo tha se marsi nuk do të jetë një muaj i lehtë, por hap mundësi të rëndësishme për të rregulluar çështje të së kaluarës dhe për të gjetur mbështetje në sfidat e përditshme.

Eklipsi i Hënës, Hëna e plotë sot, dhe Hëna e re më 19 mars, do të jenë aleatë të fuqishëm për të kapërcyer pengesat dhe për të ecur përpara.

Për më tepër, kthimi i Jupiterit në kurs të drejtë dhe kalimi i Mërkurit në drejtimin e duhur rreth datës 20 mars premton zhbllokimin e çështjeve të ngecura, sidomos në aspektin financiar dhe emocional.

“Është një muaj që do të vazhdojë të na preokupojë. Pra nuk do të jetë një muaj totalisht i lehtë, por megjithatë është një muaj ku do të kemi shanse dhe mundësi për të rregulluar çështje të së kaluarës , për të zgjidhur çështje që na preokupojë, por edhe për të gjetur mbështetjen e duhur.

Eklipsi i Hënës, Hëna e plotë që zhvillohet sot , ashtu edhe Hëna e re që do të zhvillohet në datën 19 mars na ndihmojnë për të gjetur mbështetje, për të zgjidhur problemet dhe për të shkuar drejt rrugës së përparimit dhe të zhvillimit.

 

Deri në datë 19-20, kthehet dhe Jupiteri në kurs të drejtë, kështu që gjëra që deri tani ishin të penguara, lidhur me zhvillime, lidhur me anën financiare dhe emocionale do të zhbllokohet, njëkohësisht, në datën 20 edhe Mërkuri do të kalojë në kurs të drejtë, kështu që edhe gjërat do të marrin rrugën e tyre.

Megjithatë e rëndësishme është që të mos implikohemi në situata të dyshimta, me prapaskena, pasi mund të gjendemi të ekspozuar.

Duhet të kujdesemi më shumë për shëndetin nga çdo pikëpamja.

Të zgjidhim problemet e së kaluarës dhe të rregullojmë sa më shumë përditshmërinë tonë, me qëllim që kjo të jetë në funksion të jetës dhe të shëndetit tonë”, tha astrologia Chrysanthi Kalogeri.

 

×