SOECZ

Elvis Pupa “hap zemrën” brenda Ferma VIP: Nuk mësoja në shkollë, rashë në dashuri me zyshën

Aktori i njohur Elvis Pupa ka festuar ditëlindjen e tij të 49-të në një mënyrë ndryshe nga vitet e tjera.

Këtë vit, ai e priti këtë ditë të veçantë brenda shtëpisë së Ferma VIP, ku nuk munguan emocionet dhe surprizat.

Me rastin e ditëlindjes, Visi mori një urim të veçantë nga mësuesja e tij e klasës së parë, Engjëllushe Malltezi.

Mesazhi i saj e preku thellë aktorin, i cili nuk i fshehu emocionet dhe ndau me publikun kujtime të bukura nga fëmijëria.

Duke folur për raportin që ka pasur me mësuesen e tij, Elvis Pupa tregoi se ajo ka zënë një vend të veçantë në zemrën e tij që në ditët e para të shkollës.

“Kam një histori shumë të veçantë me zysh Enxhin. Unë kam pasur shumë dëshirë të vazhdoj shkollën, mezi e kam pritur. Dhe kur e kam parë zysh Enxhin jam mahnitur sa e bukur ishte. Unë i kam pasur gjithmonë shumë qejf njerëzit e bukur dhe ka qenë një njeri i mrekullueshëm. Ajo edhe sot është shumë e bukur. E kam pasur shkollën me shumë qejf dhe zysha më ka mbajtur mirë. Janë detyruar të shtëpisë të më heqin nga klasa e parë sepse unë nuk po mësoja, po mrekullohesha me zyshën. Isha në dashuri me zyshën”, tha Visi.