SOECZ

Familja e Brikenës dërgon mesazhin e papritur brenda shtëpisë, kërkon që ajo të…

Një moment mjaft i veçantë ka ndodhur sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Brikena është surprizuar nga familjarët e saj me një parashutë që fluturoi mbi shtëpi, duke i përcjellë një mesazh mjaft domethënës.

“Ti je krenaria jonë, bëj çfarë të do zemra, ne jemi me ty”, shkruhej në dronin e dërguar nga familja.

Ky mesazh duket se tregon mbështetjen e tyre të plotë, dhe është një dritë e gjelbër për njohjen e saj brenda shtëpisë me Mateon.

Sapo ka parë parashutën dhe ka lexuar fjalët e tyre, Brikena nuk i ka mbajtur dot lotët, duke u shfaqur mjaft e emocionuar. /Prive By Liberta Spahiu

 

×