Aktorja Rudina Dembacaj ka folur me humor dhe sinqeritet mbi një detaj të harruar të jetës së saj private,
duke konfirmuar se ajo ka qenë e fejuar me Eduart Grishajn, sot bashkëshortin e Arbana Osmanit.
Jeta private e Rudina Dembacaj ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së medias rozë, sidomos pas debateve me ish-bashkëshortin dhe martesës aktuale me ish-deputetin.
Në një prononcim, Rudina Dembacaj e konfirmoi historinë, por u shpreh se memoria i është bllokuar.
Ajo u shpreh me humor, duke iu referuar fejesës me Eduart Grishajn: “Sa mirë e mbajnë mend. Të betohem që nuk mbaj mend asgjë. Pi 4 kokrra omega 3 në ditë dhe jam shumë rëndë me memorien.”
Më pas ajo shtoi: “Më ka lënë një shije shumë të mirë familja e tij. Kam qenë shumë e vogël.”
Rudina e mbylli komentin e saj, duke iu referuar me ironi marrëdhënieve të saj në vite: “Mua s’më vihet faj, se ndërro burrë, ndërro burrë më është bllokuar memoria.”





