Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së shtunës rreth orës 17:40, në rrugën “Taulantia”,
ku automjeti me drejtues shtetasin E. Sh., 30 vjeç,
banues në Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, për pasojë, ka goditur dy shtetas këmbësorë.
Shtetasit e dëmtuar, Sh. G., 61 vjeçe, dhe E. G., 32 vjeç,
janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidenti.





