SOECZ

Gruaja e Mirit ngre dyshime të forta për produksionin, vë në pikëpyetje votat

Një tjetër reagim i fortë ka ardhur nga jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku këtë herë në qendër të vëmendjes është bashkëshortja e Mirit, një nga banorët më të komentuar të këtij sezoni.

Në një Instastory që po bën xhiron e rrjetit, ajo ka shkruar:

“Me janë ngritur shumë pikëpyetje sonte. Kush beson që votat e popullit numërohen, edhe beson që mushka bën vezë…”

Një deklaratë e shkurtër, por e mbushur me ironi dhe nënkuptime të forta, që shumë ndjekës e kanë interpretuar si një thumb të drejtpërdrejtë ndaj procesit të televotimit dhe mënyrës si po zhvillohet loja në BBVA.

Kjo nuk është hera e parë që bashkëshortja e Mirit ndërhyn në rrjetet sociale për të mbrojtur apo komentuar situatat që lidhen me të. Më herët ajo ka reaguar edhe ndaj deklaratave brenda shtëpisë,

duke mbrojtur martesën e saj dhe duke dërguar mesazhe direkte ndaj banorëve që, sipas saj,

përfshijnë Mirin në lojëra të panevojshme. Por këtë herë, duket se fokusi ka kaluar nga banorët tek vetë formati, duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën e votimit një temë që gjithmonë ndez debat te publiku.

A është ky një mesazh i drejtpërdrejtë ndaj produksionit apo thjesht një reagim i momentit?

×