Mëngjesin e sotëm, në Top Albania Radio, ishte e ftuar bashkëshortja e Rogertit, e cila foli hapur për rrugëtimin e tij brenda shtëpisë së BBVA.
Gjatë intervistës, ajo ndau emocionet dhe vështirësitë me të cilat është përballur jashtë shtëpisë, sidomos për shkak të komenteve të ashpra në rrjetet sociale. Një nga komentet që, sipas saj, ka pasur ndikim të fortë emocional ishte: “Kush është ajo grua që e duron?”
Ajo theksoi se Rogerti ka zgjedhur të jetë ky model në “Big Brother”, por shtoi se ai nuk është i njëjti person jashtë shtëpisë. Gjithashtu ajo ështëb shprehur se nuk është dakord me mënyrën se si ai i shpreh mendimet.
“Komentet e tipit ‘kush është ajo grua që e duron?’ më kanë ndikuar shumë. Rogerti është në një lojë, është në Big Brother, ndërkohë që njerëzit jashtë nuk po kursehen aspak në komentet e tyre.
Ndonjëherë më vjen mirë që Rogerti ka zgjedhur të jetë ky modeli në Big Brother. Të jesh modeli i mirë, mendoj se është shumë më e thjeshtë. Por të jesh ‘i keqi i domosdoshëm’, apo një model ndryshe, është shumë më e vështirë për t’u përqafuar dhe pranuar nga publiku.
E vërteta shpesh është e hidhur, por godet. Unë mendoj se Rogerti ka thënë disa të vërteta aty brenda. Me mënyrën se si i ka thënë, ndoshta nuk jemi gjithmonë dakord, por kjo është pjesë e lojës,” u shpreh ajo.





