SOECZ

I ftohti është ulur këmbëkryq në vend, ja çfarë pritet të ndodh me motin nesër

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.

Britania e Madhe dhe pjesë të Evropës Qendrore do të përfshihen nga një qendër e fuqishme ciklonare.

Ndërsa Ballkani, Gadishulli Apenin, brigjet e Egjeut dhe Detit të Zi do të dominohen nga mot i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, paraditja paraqitet me kthjellime, ndërsa pasditja sjell shtim vranësirash, më të dukshme në zonat e thella malore.

Ngricat vijojnë të mbeten problematike në akset rrugore. Temperaturat luhaten nga -3°C deri në 16°C. Era fryn nga Juglindja, mbi 40 km/h, me dallgëzim mbi 2 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme. Evropa do të dominohet nga reshje shiu e dëbore si pasojë e një cikloni të fuqishëm në Veriperëndim.

Reshje intensive priten në Gadishullin Iberik, Britani dhe Evropën Qendrore.

Ndryshe paraqitet Ballkani me mot të qëndrueshëm dhe kryesisht të kthjellët.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, pritet normalizim i temperaturave.

Paraditja pritet me kthjellime dhe kalime vranësirash, kryesisht në Jug.

Pasditja sjell përmirësim të theksuar në të gjithë vendin. Temperaturat luhaten nga 0°C deri në 17°C. Era fryn nga Jugu, mbi 38 km/h, me dallgëzim 2 ballë.

Shohim tani temperaturat minimale dhe maksimale sipas MeteoAlb për vendin dhe rajonin.

×