SOECZ

I FUNDIT/ Ngjarje e rëndë ne vend, gjendet i vd*kur në shtëpinë e tij një person

Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në lagjen “Skënder Libohova” në qytetin e Lushnjes.

Mësohet se viktima është identifikuar si Skënder Nezha, 70 vjeç, i cili jetonte i vetëm në banesë. Kanë qenë fqinjët ata që kanë konstatuar mungesën e tij dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 70-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, ndërsa në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.