SOECZ

“Ishte si një ëndërr”/ Moza Ahmeti flet pasi u shpall fituese e Ferma VIP

Shkrimtarja dhe poetja e njohur Mimoza Ahmeti ka ndarë përshtypjet e saj të para pas shpalljes fituese e edicionit të parë të “Ferma VIP”.

Gjatë një bisede në Post Ferma Vip, ajo u shpreh mjaft e prekur dhe e vlerësuar nga mbështetja që ka marrë nga publiku përgjatë 81 ditëve të izolimit dhe punës së lodhshme në fermë.

Mimoza tregoi se më shumë sesa vetë çmimi, ajo që e ka bërë të ndihet mirë është fakti që publiku arriti ta vlerësonte dhe ta kuptonte në të vërtetë.

“Nuk kishte një gjë që më krijoi një emocion shokues se mora çmim, sesa ajo që publiku më vlerësoi. Ky aspekt më pëlqeu shumë,” u shpreh ajo.

Ajo vuri në dukje gjithashtu se i vinte mirë që në këtë format nuk pati “çudira” apo ndryshime të papritura të rregullave në momentet e fundit, siç ndodh shpesh në spektaklet shqiptare.

E pyetur nga moderatori nëse priste një përballje të fortë deri në fund, ajo pranoi se e gjithë kjo eksperiencë i dukej pothuajse e pabesueshme:

“U shikua… ishte si një ëndërr, si një halucinacion shumë i bukur, sepse koha ishte shumë e shkurtër. Ato janë edhe interesante… u kënaqëm shumë.”