SOECZ

‘Ju rrofshin ko…’ Cfarë ndodhi? Egla Ceno ‘SHPERTHEN’ ndaj Luiz Ejllit?

Egla Ceno nuk ka ndërmend t’i ndahet dinamikave të showbiz-it, edhe kur nuk është protagoniste e drejtpërdrejtë.

Fituesja e BBV3 është përfshirë në debatin e nxehtë të ditëve të fundit mes Luiz Ejllit dhe Anaid Kalotit, duke lëshuar dozën e saj të zakonshme të ironisë.

Aktorja ka marrë shkas nga deklarata e Luizit në “Fan Club”, ku ai u shpreh se do t’i dilte gjithmonë në mbrojtje Kiarës ndaj atyre që “janë përpjekur ta lënë në hije”.

Me sarkazëm, Egla u shpreh se “do donte edhe ajo një burrë të tillë”, duke thumbuar patetikën e situatës.

Megjithatë, goditjen finale e rezervoi për në fund. “Ju rrofshin kolltuqet me gjithë kolltuksa,” shkroi Egla, një mesazh që duket se shigjeton drejtpërdrejt çiftin Ejlli-Tito dhe pozicionet e tyre televizive, duke i zhvlerësuar plotësisht.

Kujtojmë se kjo “valë” reagimesh erdhi pas një përplasjeje virtuale ku Anaidi kritikoi fjalimin e Luizit për Kiarën, dhe ky i fundit u përgjigj me tone kërcënuese në Instagram.