SOECZ

Konkurrentit të BBVA nuk i del ‘inati’ me Ledion Liçon: “Më thanë që të ka lënë gruaja”

Ish-banori i Big Brother VIP, Xum Allushi, është rikthyer në qendër të vëmendjes me një thumb të drejtpërdrejtë ndaj moderatorit Ledion Liço.

Përmes një videoje në rrjete sociale, Xumi ka komentuar me ironi situatën, duke i bërë një “përgjigje” batutës që Ledioni bëri për të gjatë spektaklit.

Në videon e shpërndarë, Xum Allushi dëgjohet teksa thotë:

“Ai që shiste proteinat dhe që do fikte dritat e Big Brother, po vazhdon punën përditë, ajo puna mashallah. Të paktën e qesim një rrogë, jetojmë, e hamë një çap buke.

Po mua më kanë thënë që të ka lënë gruaja, ku do i gjesh lekët që të hash bukë ti?”- thotë Xumi duke qeshur.

Deklarata e tij është parë si një përgjigje ironike ndaj momentit kur, gjatë spektaklit të eliminimit, Ledion Liço e përmendi duke thënë: “Ai i proteinave që do fikte dritat e shtëpisë” — një referencë ndaj deklaratave të Xumit gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, ku shpesh shprehej me bindje se do të ishte fituesi i edicionit.

Pas përfundimit të spektaklit, Xum Allushi është fokusuar në biznesin e tij me suplementet ushqimore për palestër, të cilin e promovon aktivisht në rrjete sociale.

Por me sa duket, ai nuk e ka harruar ironinë e dikurshme të moderatorit dhe ka zgjedhur momentin e duhur për t’ia kthyer me të njëjtën dozë.

Kjo video vjen në një periudhë kur në media po qarkullojnë zëra për një krizë mes Ledion Liços dhe Sara Hoxhës, lajme që deri më tani nuk janë konfirmuar nga asnjëra palë dhe mbeten të pabazuara në fakte.

×