SOECZ

Kr*m m*kabër! Del fotoja, ky është i riu shqiptar që u prangos dhe u gjet i djegur brenda në makinë

Sulo Halili 27 vjeç dyshohet të jetë shqiptari i cili u gjet i vrarë me armë zjarri, i lidhur me pranga dhe i djegur brenda në një makine në Skourta të Greqisë.

Pritet një analisë ADN-je për të konfirmuar zyrtarisht identitetin e shqiptarit, ndërsa të gjitha rrethanat e hetimit çojnë në emrin e Sulo Halilit me origjinë nga Tepelena.

Mësohet se shqiptari punonte në ndërtim në Greqi ndërsa pak ditë para se të zbulohej trupi i tij brenda një makine të djegur, ishte shpallur i zhdukur.

Ai ishte larguar nga banesa e tij në Halkida dhe që prej asaj kohe nuk kishte dhënë më asnjë shenjë jete. Automjeti i tij u gjet i braktisur në zonën e Vilia-s, afër Athinës.

Halili përshkruhet si shtatshkurtër, rreth 1.70 metra i gjatë, me flokë të shkurtër ngjyrë kafe të errët, sy kafe dhe trup të dobët. Ai ka mjekër dhe një tatuazh në krahun e majtë me dy trëndafila, një yll dhe disa shkronja. Ditën që u zhduk, kishte veshur këmishë të zezë, pantallona xhins të zeza Cargo dhe atlete të bardha.

Sipas hetimeve paraprake, autopsia ka zbuluar se viktima është qëlluar me një plumb përpara se të digjej.

Ka dyshime të forta se vrasja e shqiptarit ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës ndërsa pritet që autoritetet të konfirmojnë zyrtarisht se në çfarë aktiviteti është përfshirë shqiptari.

×