SOECZ

‘Ku po e lëni nanën tuaj moj bija…’ Nuk mbahen lotët, këto janë dy motrat që vd*qen në aksidentin fatal!

Një aksident tragjik u ka marrë jetën në “lule” të rinisë dy motrave shqiptare të Kosovës. Erza Zubaku 24 vjeç dhe Aulona Zubaku 18 vjeç ishin duke udhëtuar me makinën e tyre tip “Smart” në momentin kur u përfshinë në aksidentin me pesë automjete.

Sipas mediave gjermane, autoritetet janë ende duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërsa KlanKosova raporton se autoritetet gjermane bëjnë të ditur se dy aksidente u raportuan në të njëjtin vend, ku aksidenti i parë ndodhi pak pas orës 11:30 pranë zonës së pushimit Renchtal.

“Dy automjete u përplasën gjatë një manovre ndërrimi korsie, nga korsia e mesme në atë të majtë. Për shkak të shpejtësisë së lartë, drejtuesit humbën kontrollin mbi automjetet, të cilat u ndalën në rrugë. Një person mbeti i plagosur rëndë”, shprehen autoritetet.

Sipas informacioneve paraprake kanë qenë pengesat e krijuara nga aksidenti u parë ato që detyruan drejtuesit e automjeteve që po lëviznin pas tyre të frenonin papritur, e për Pasojë pranë nyjës së Appenweierit ndodhi një aksident tjetër i rëndë, ku u përfshinë pesë automjete.

Autoritetet bëjnë të ditur se katër nga pesë automjetet e përfshira nuk patën të lënduar, por dy vajzat që udhëtonin në një automjet tip Smart humbën jetën në vendngjarje për shkak të plagëve të rënda.