SOECZ

Ky është 35-vjeçari që vr*u ish-vjehrrin dhe pl*gosi ish-vjehrrën. Pas krmit, mori png ish-bashkëshorten

Nga Ora News është bërë publike fotografia e 35-vjeçarit, i cili dyshohet se është përgjegjës për vrasjen e ish-vjehrrit të tij në Roskovec, plagosjen e ish-vjehrrës dhe më pas rrëmbimin e ish-bashkëshortes.

Kjo ngjarje tragjike u regjistrua në fshatin Vidhisht të rrethit të Fierit, ku forcat e rendit kanë mbërritur menjëherë për të kryer procedurat e nevojshme hetimore.

Përpara se të ndodhte kjo tragjedi, Buzi kishte mbjellë panik tek familjarët e ish-gruas së tij, pasi i kërcënonte rregullisht ndërsa ishte i pajisur me armë.

Aktualisht, autori i kësaj ngjarjeje të rëndë është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se është larguar nga vendngjarja bashkë me ish-bashkëshorten, ndërsa vendndodhja e tij mbetet ende e panjohur.

Strukturat policore po vijojnë operacionet intensive për të zbuluar vendin ku fshihet dhe për të bërë të mundur arrestimin e 35-vjeçarit.