SOECZ

LAJMI I FUNDIT: Zbulohet aksidentalisht data e nisjes së Big Brother VIP

Fansat e Big Brother VIP Kosova kanë filluar të bëjnë hamendësime pas një detaji të fundit që ka dalë nga një bashkëpunim i ekipit të formatit me prodhuesit e “Grande Fratello” në Itali.

Një video e shkurtër e publikuar nga Olsa Muhameti ka mjaftuar për të ndezur rrjetet dhe për të shtuar kureshtjen rreth datës së fillimit të sezonit të katërt.

Moderatori dhe autori i programit, Alaudin Hamiti dhe producentja ekzekutive Olsa Muhameti janë parë në ambientet

e shtëpisë së Grande Fratello në Romë, si pjesë e një vizite për shkëmbim përvojash mes dy produksioneve televizive.

Por ajo që mori vëmendjen ishte një moment në videon e publikuar nga Muhameti, ku një pjesëtar i stafit italian dëgjohet duke pyetur Alaudinin për datën e nisjes së BBVK-së.

Përgjigjja e tij, “3 apo 7 Nëntor”, ka mjaftuar që ndjekësit ta marrin si një “zbulim aksidental” të datës së nisjes së sezonit të ri.

Ky fragment, i regjistruar pa qëllim gjatë bashkëpunimit në Itali, është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur spekulime të shumta.

Megjithëse produksioni i Big Brother VIP Kosova ende nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar, datat e përmendura tashmë po diskutohen si më të mundshmet për premierën e edicionit të katërt.

 

×