Prime i së shtunës në Big Brother Vip Albania ka qenë plot surpriza dhe të papritura. Pas daljes së Stinës nga formati, e cila erdhi si një e papritur për të gjithë, surprizës që Keijsi i përgatiti Stelinës, një banore e re u bë pjesë e shtëpisë e cila sapo hodhi këmbën trazoi ujërat.
E kemi fjalën për Inën, ish-konkurrenten e “Përputhen” dhe vajzën e cila nga çfarë thuhet ka qenë dhe “arsyeja” e ndarjes së Keijsit dhe Stelinës.
“Vëllai i Madh”, i dha në duar kësaj të fundit kutinë e Pandorës, e cila siç dihet tanimë pas një të mire ka dhe një të keqe. Asaj dhe gjithë shqiptarëve iu tregua një video e Keijsit që shihej duke u puthur me Inën, ndërkohë që “e keqja” që erdhi me këtë “të mirë”, ishte hyrja e saj në Big Brother Vip.
Sikur të mos mjaftohej me kaq “Vëllai i Madh” vendosi që dy vajzat t’i bashkonte në një konkurrente të vetme. E ky trekëndësh përpos përplasjeve në shtëpi, është komentuar gjerësisht edhe jashtë.
Së fundmi ka qenë ish-banorja e Big Brother Vip, Dea Mishel e cila ashtu troç si vetëm ajo di të shprehet ka dhënë mendimin e saj për këtë situatë.







