Loredana Brati ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale pas thumbit të ish-partnerit të saj, Joz Markut, duke i dërguar një mesazh që nënkupton se ajo ndihet superiore ndaj veprimeve të tij.
Loredana Brati, pasi e cilësoi romancën me Joz Markun si të vetmen serioze të vitit 2025, mori një reagim nga ish-partneri i saj ku shkruante: “Lyp ku të duash, se më të mirë s’gjen.”
Menjëherë pas këtij thumbi, Loredana Brati ka postuar në Instastory një fotografi të saj, të shoqëruar me një mesazh të qartë dhe të fortë. Ajo shkroi: “Your games prove my greatness. T’fala t’dashures.” (Lojërat e tua provojnë madhështinë time. Të fala të dashurës.)
Ky reagim i Loredanës u interpretua si një përgjigje që synon të theksojë se sjellja e Jozit nuk e prek, por përkundrazi, e bën atë të ndihet më e vlerësuar.





