SOECZ

Makina bëhet copash, aksident tragjik në Kukës! Ja cfarë raportohet

Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë orëve të vona të natës në afërsi të ish-“Turizmit të Ri” në Kukës.

Sipas informacioneve paraprake, në orët e para të mëngjesit kalimtarë të rastësishëm kanë konstatuar praninë e një automjeti të dëmtuar rëndë, i cili dyshohet se është përplasur me forcë nga një mjet tjetër.

Automjeti i aksidentuar është tip “Benz”, dhe sipas të dhënave të para mendohet se ka qenë i parkuar në momentin e përplasjes. Goditja ka qenë aq e fortë sa ka zhvendosur automjetin rreth 50 metra nga vendi fillestar, duke rrëzuar edhe një shtyllë ndriçimi në trotuar.

Policia bënë me dije se nuk ka marrë asnjë njoftim për ngjarjen gjatë natës dhe është informuar vetëm në mëngjes, pasi makina u gjet e shkatërruar.

Ndërkohë, mjeti tjetër i përfshirë në aksident është larguar nga vendngjarja dhe deri më tani nuk ka asnjë informacion për të. Ende nuk dihet nëse nga aksidenti ka pasur të lënduar apo viktima.

×