SOECZ

Makina del nga rruga dhe përplaset me një shtyllë elektrike, ndërron jetë shoferi 32-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Bubq të Krujës.

Sipas informacionit paraprak nga policia, rreth orës 06:15, shtetasi A. B., 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që po drejtonte. Si pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

Nga goditja e fortë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vend.

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 06:15, në fshatin Bubq, shtetasi A. B., 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë elektrike.

Për pasojë, 32-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

×