Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Krujë – Fushë Krujë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 21:00 dhe se viktimë ka mbetur një këmbësor, identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar.
Këmbësori është përplasur nga një 20-vjeçar me iniciale T. S. Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.
“Krujë/Informacion paraprak.
Rreth orës 21:00, në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë, shtetasi T. S., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit”, njofton policia.





