Një efektiv i Policisë së Shtetit i ka dhënë fund jetës në Tiranë, duke u vetëvrarë me armën e shërbimit.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një punonjës policie 34-vjeçar, i cili shërbente pranë Komisariatit Rrugor në kryeqytet.Menjëherë pas ngjarjes, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota dhe shkaqet që çuan në këtë akt tragjik.
Grupi hetimor po punon për mbledhjen e provave dhe verifikimin e të gjitha pistave, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë detaje zyrtare mbi ngjarjen.





