Reperi i njohur Stresi ka rrëfyer për herë të parë detaje nga takimi i shumëpërfolur dhe puthja me Jozin, video e të cilit u bë virale në rrjete sociale.
Në një intervistë televizive, ai ka sqaruar se situata mes tyre mund të ishte tensionuar, por fatmirësisht u menaxhua me qetësi dhe pa incidente.
Stresi tregoi se të dy ndodheshin në të njëjtin koncert, ndërsa më pas janë kryqëzuar rastësisht në lagjen ku banon Jozi.
“Kemi qenë mirë, kemi pasur ato mosmarrëveshjet tona. Kemi ndaluar bash në zonën e tij me pi diçka dhe aty u takuam. Jo se na ndaloi dikush,” u shpreh reperi, duke theksuar se takimi nuk ka qenë i planifikuar.
Artisti shtoi se falë maturisë së të dyve, takimi kaloi pa ndonjë incident.
“Shyqyr Zotit që nuk ka ndodhur një përplasje fizike, se sot duhet të jesh edhe strateg. Duhet me ditë me fol, me shtru situatën, me qetësu. Ata ishin një grup i madh njerëzish,” tha ai, duke nënvizuar se ndonjë reagim i nxituar mund të kishte sjellë pasoja.
Sipas Stresit, biseda mes tij dhe Jozit është zhvilluar privatisht dhe të dy kanë vendosur ta mbyllin kapitullin mes tyre.
“Kemi folur veçmas dhe e kemi lënë atë muhabet aty. Nga diçka që mund të ishte bërë shumë e madhe, e qetësuam. Jam pak kopil me mendje, s’mundesh me më pa në situata që ia kemi bërë të tjerëve,” u shpreh reperi me sinqeritet.
Kujtojmë se disa muaj më parë qarkulloi një video e Stresit me Jozin ky ku i fundit e pyet: “Çka i ke çunat e Fushë Krujës?’.
“Vëllezër”’, u shpreh Stresi ndaj të cilit erdhi edhe një kërkesë.
Pas kësaj Jozi i tha Stresit: “Më puth”. Kërkesë të cilën Stresi e plotëson.





