SOECZ

Menaxheri i Erik Lloshit flet për bashkëshorten e tij: U divorcuan për shkak të BBVA?

Hyrja e Erik Lloshit në “Big Brother VIP Albania 5” duket se ka trazuar jo pak marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Rominën.

Menaxheri i artistit, Anton Prendi, ka zbuluar detaje mjaft interesante gjatë një interviste me Ronaldo Sharkën, duke konfirmuar se frika e Erikut për një divorc të mundshëm nuk ishte thjesht një batutë.

Antoni tregoi se i është dashur të insistojë për dy vite e gjysmë që Eriku të pranonte ftesën, por pengesa kryesore ka qenë gjithmonë partnerja e tij.

“Të njëjtën gjë dhe Romina ka thënë që nuk do e pranonte. Nuk ka qenë vetëm tani kundër. Nuk është se është kundër formatit të BBV, por privatësinë e familjes e ka shumë të shenjtë,” u shpreh menaxheri.

Më shqetësues duket fakti se aktualisht komunikimi mes menaxherit dhe bashkëshortes së këngëtarit është ndërprerë. Antoni pranoi se ka tentuar ta kontaktojë Rominën këto ditë, por pa sukses.

“Kam provuar të komunikoj këto ditë, por nuk kam mundur. Shpresoj që t’i ketë parë videot që unë postoj në ‘Instagram’-in e Erikut. Ka thënë që do kishte pranuar çdo gjë, vetëm BBV jo,” deklaroi ai, duke lënë të kuptohet se Romina po qëndron e distancuar nga çdo zhvillim që lidhet me formatin.

×