SOECZ

Mos e humbisni këtë datë! Astrologia Crysanthi Kalogeri: Këto janë shenjat me fat të javës

Solstici i verës që përkon me datën 21 qershor, do të jetë një ditë pozitive sidomos për shenjat e ujit dhe për shenjat e tokës, bëri të ditur astrologia Crysanthi Kalogeri, në emisionin “Shije Shtëpie”, këtë të premte, më 19 qershor.

Ajo përcaktoi se këto shenja këto që do të jenë më afër me njëra-tjetrën për të bërë biseda frytdhënëse për të ardhmen.

Teksa bëri parashikimin e javës, astrologia pohoi se data 25 qershor do të jetë një ditë ku do të favorizohen marrëdhëniet me diferencë moshe apo marrëdhëniet që kanë disa pengesa nga faktorë të jashtëm.

“Në përgjithësi ka shanse për marrëdhënie dhe bashkëpunime financiare me baza të shëndosha, por vlerësimi i situatës është i domosdoshëm. Kjo javë do të jetë një qetësi përpara një stuhie, një furtune dhe përpara disa ndryshimeve dhe gjërave të papritura që do të kemi pas datës 28-29 qershor.”

Dashi: Java vendos theksin në çështje familjare dhe financiare dhe në iniciativa që ju doni të merrni në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe në krijimin e shtëpisë. Jeta juaj emocionale do të ketë zhvillime pozitive dhe interesante. Ju të lindurit në mes të shenjës jeni në një fazë përgjegjësie, pengesash dhe vështirësish, ku marrëdhënia juaj mund të kalojë edhe në sprova. Tani është momenti ta përforconi atë dhe të merrni vendime serioze. Kujdes si përdorni fjalën, mos hyni në konflikte me njerëzit tuaj.

Demi: Ju të lindurit në ditët e para, ju krijohen shumë shanse shumë të mira, do të përjetoni terapi apo shërim për disa çështje që ju kanë lënduar. Ju të lindurit në 10 ditët e fundit të shenjës do të keni shanse shumë të mira për biseda dhe të kaloni bukur datën 21 qershor. Do të keni mundësi të mira lidhur me sferën financiare gjithashtu, pasi do të gjeni një mbështetje nga familja juaj dhe do ta gjeni.

Binjakët: Keni shanse të mira dhe përfitime në sferën financiare. Mund të keni disa propozime nga rrethi juaj shoqëror për të marrë disa vendime në lidhje me planet për të ardhmen tuaj. Kujdes nga propozimet dhe vlerësojini mirë nga data 25 qershor. Ju të lindurit në 5 ditët e para të shenjës, kini kujdes të mos humbisni kontrollin. Mos u nxitoni!

Gaforrja: Dielli kalon në shenjën tuaj dhe është momenti të vendosni planet tuaja për të gjithë vitin. Një periudhë shumë e rëndësishme edhe për ju, ku duhet të jeni të kujdesshëm në punë, në jetën sociale. Vlerësoni mirë situatat, mos ekspozoni jetën tuaj dhe kujdes nga propozimet që ju bëhen në punë, sepse diçka nuk është ashtu siç paraqitet, ose ju e idealizoni, ose të tjerët ju premtojnë më shumë. Do të keni një përfitim financiar!

Luani: Një periudhë shumë dinamike për ju. Afërdita në shenjën tuaj ju fton të jeni aktiv në jetën sociale dhe në karrierë. Do të merrni vendime serioze dhe këshillat e duhura, por kujdes edhe nga prapaskenat nëse dikush ju prish planet ose krijon pengesa përpara vendimeve përfundimtare. Do të jeni shumë aktiv në jetën sociale. Duhet të veproni me takt dhe strategji dhe jini të kujdesshëm në rrethin shoqëror!

Virgjëresha: Ju duhet të përfitoni të gjithë nga e diela. Të lindurit në ditët e para të shenjës, edhe pse keni propozime dhe gjëra pozitive, duket sikur do të keni disa anulime dhe disa ndryshime në punë dhe në jetën tuaj. Me përfitime do të dilni ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës, ku do të udhëtoni, do të gjeni mbështetjen e duhur dhe do të keni zhvillime shumë interesante në jetën tuaj emocionale. Mbajini sekret!

Peshorja: Jeni shumë aktivë, plot ngjarje në jetën tuaj dhe jeni në një periudhë të rëndësishme për ju. Në periudhë ndryshimesh jeni ju të lindurit në 5 ditët e para të shenjës. Edhe gjithë të lindurit në këtë shenjë janë përpara disa vendimeve që duan të marrin për marrëdhëniet, bashkëpunimet dhe jetën tuaj sociale. Do të vendosni për kurorëzimin me sukses të një marrëdhënieje, por disa të tjerë mund të kenë një krizë dhe duhet të çliroheni për t’u futur në një fazë të re. Do të përfitoni financiarisht!

Akrepi: Do të keni zhvillime pozitive, të cilat do të ndikojnë kryesisht tek ju që keni kaluar edhe vështirësi dhe keni mbyllur edhe kapituj të cilët nuk ishin në dorën tuaj. Mund të përfitoni nëse do ta lini pas të kaluarën. Vlerësojini mirë situatat për të pasur shanse në sferën financiare dhe në marrëdhëniet tuaja emocionale. Shumë të favorizuar do të jeni dhe ju të lindurit në fund të shenjës, ku do të keni mundësi të udhëtoni dhe të merrni vendime shumë të mira për të ardhmen.

Shigjetari: Gjatë javës do t’ju shqetësojë një mbështetje financiare që ju kërkoni, të cilën do ta arrini, por në nivelin që ju e mendoni apo e prisni. Kujdes nga investimet, lojërat e fatit dhe mos humbisni kontrollin, mos ekspozoni veten në rrezik. Mbroni marrëdhëniet dhe bashkëpunimet për të cilat jeni të interesuar!

Bricjapi: Çështjet e javës do të jenë marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja, ku do të keni shumë fronte dhe shanse shumë të mira për të lindurit në fund të shenjës. Ju të lindurit në 10-ditëshin e parë duhet të vlerësoni mirë personat me të cilët bëni një bashkëpunim dhe zgjidhni me qetësi problemet me pronën dhe çështje financiare. Do të merrni mbështetje nga një bashkëpunim!

Ujori: Jeni në fazën e shanseve për bashkëpunime të çdo lloji. Keni mundësinë të përforconi marrëdhënien tuaj, por edhe mund të keni takime shumë interesante atë ditë. Kujdes nga premtimet që do të jepni, jini të përmbajtur! Do të keni një përditshmëri të ngarkuar me përgjegjësi dhe përpjekjet tuaja do të japin vërtet rezultate, por disa të tjera do të hasin pengesa dhe vonesa. Kini kujdes, mos u nxitoni!

Peshqit: Jeta emocionale, sfera financiare, por edhe çështje familjare që kanë të bëjnë me shtëpinë tuaj dalin akoma më shumë në pah gjatë javës që vjen. Trajtojini ato me kujdes dhe përfitoni në jetën tuaj emocionale, në çështje që kanë të bëjnë me fëmijët, me një investim që ju doni. Kujdes edhe ju me shpenzimet dhe lojërat e fatit. Ashtu siç do t’i merrni paratë nga puna juaj, do t’i shpenzoni për qëllime të ndryshme.

/tvklan.al