Mbrëmjen e djeshme, Juela Nikolli ha hedhur akuza kundrejt Selin Bollatit, duke thënë se ka ndjenja për Armir Shahinin. Edhe ky i fundit, pas kësaj që tha Juela, nisi të ngrinte dyshimet e tij.
Miri është shprehur se ka qenë në dyshime gjithë kohës për një gjë të tillë, por nuk i ka dhënë zë.
Lidhur me këtë ka reaguar familja e Selin përmes një postimi në “Instagram”. Ata kanë publikuar një video ku Miri shfaqet duke fol me banorët pikërisht për akuzën që bëri Juela për balerinën.
Sipas familjarëve, është një turp i madh që një burrë i martuar dhe në moshën 47-vjeçare, të mundohet të krijojë një hisotri për një vajzë 23-vjeçare.
Familjarët shtojnë se nga ana e Selin nuk ka patur kurrë asnjë ndjenjë dhe shtojnë se ka patur vetëm raport loje dhe korrektese njerëzore.
View this post on Instagram





