Kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë këtë të enjte ndryshime të rëndësishme në kabinetin qeveritar,
duke ndryshuar gati gjysmën e ekipit të tij me të cilin nisi këtë mandat të ri në Shtator 2025.
– Besfort Lamallari – ikën si Ministër i Drejtësisë dhe merr në dorë Ministrinë e Brendshme
– Ferit Hoxha bëhet Ministër i Jashtëm, largohet Elisa Spiropali
– Albana Koçiu bëhet Zëvendëskryeministre, largohet Belinda Balluku
– Pirro Vengu ikën si Ministër i Mbrojtjes, zëvendësohet nga Ermal Nufi
– Erjona Ismaili bëhet Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ikën Toni Gogu
– Toni Gogu merr në dorë Ministrinë e Drejtësisë, zëvendëson Lamallarin që iku te Punët e Brendshme
– Enea Karakaçi merr drejtimin e Ministrisë së Energjisë, zëvendëson Belinda Ballukun
Deputetët socialistë janë mbledhur prej 9 orësh në Pallatin e Brigadave dhe kanë bërë prezantimin e punëve të tyre, ndërkohë që një ndër çështjet më të rëndësishme ishte ajo për fatin politik të Belinda Ballukut, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për disa akuza.
Mirëpo, pas diskutimesh të gjata dhe versione të shumta nga socialistët, Edi Rama ka bërë atë që di të bëjë më mirë, ka vendosur vetë pikat mbi “i”, duke formatuar gjysmën e kabinetit.
Ndër vendimet e para që kanë dalë nga mbledhja me dyer të mbyllura në Pallatin e Brigadave, kanë qenë ata për largimin e Elisa Spiropalit nga Punët e Jashtme dhe emërimin e diplomatit Ferit Hoxha në vend të saj; si dhe ikja e Belinda Ballukut e zëvendësimi i saj nga Enea Karakaçi në Ministri, e Albana Koçiu në postin tjetër si Zëvendëskryeministre.





