SOECZ

Në lule të rinisë! Aksidenti tragjik në vend i merr jetën djalit 22 vjecar

Pas më shumë se një muaji luftë me vdekjen, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 22-vjeçari nga Vlora, Fadil Bodoj. I riu nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra në aksidentin e rëndë që ndodhi pak pas mesnatës më 6 shtator në fshatin Dukat të Vlorës.

Në përplasjen e fortë mes një “Audi”-je dhe një “Fiat”-i në aksin Orikum-Himarë, atë natë u plagosën katër persona, mes tyre edhe dy drejtuesit e mjeteve, Fadil Bodoj dhe G.L., 20 vjeç.

JOQ Albania publikoi dhe pamje nga aksidenti i rëndë, ku shiheshin ekipet e emergjencës dhe qytetarë të rastësishëm duke iu ardhur në ndihmë të plagosurve.

Asokohe, policia njoftoi se procedua në gjendje të lirë 22-vjeçari, ndërsa më pas u ndalua edhe 20-vjeçari G.L., i cili dyshohet se ka qenë shkaktari kryesor i aksidentit.

Ngjarja ka tronditur familjen dhe miqtë e të riut, të cilët sot i japin lamtumirën e fundit një jete të prerë në kulmin e rinisë.

JOQ Albania shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe miqve të 22-vjeçarit për këtë humbje tragjike.

 

×