Moderatorët e projektit televiziv dedikuar fëmijëve tw realizuar nga Fondacioni “Dritan Hoxha” dhe Top Channel, “Fun Camp” Aleksandër Grami dhe Ermir Hoxhaj bënë një deklaratë se do të jenë pjesë e sezonit të pestë të Big Brother VIP Albania.
Duke pyetur edhe personazhin tjetër, Kërmill Mili, që me shaka tha se pas projektit do të ishte opinionist i Big Brother VIP Albania 5,
dy aktorët e show-t të humorit “Portokalli” thanë se edhe ata do të ishin aty, si banorët e sezonit të ri të spektaklit më të ndjekur shqiptar.
“Ne do të jemi banorë”, thanë ata, teksa Mili i habitur tha se do u jepte opinione kritikuese në çdo puntatë.
Projekti televiziv “Fun Camp” mbylli siparin këtë të shtunë në Top Channel. Ai u realizua në një kamp, pranë natyrës dhe kafshëve me lojëra dhe sfida për të vegjlit.
Aktori Ermir Hoxhaj ka qënë i ftuar në një nga prime e BBV4, ku edhe ka imituar aktorin Laert Vasili. Por a do jetë pjesë e BBV5 Ermiri apo Sandri? Apo të dy bashkë? Kjo mbetet për tu parë në javët në vijim. Produksioni deri më tani as nuk e ka konfirmuar dhe as e ka mohuar deklaratën e dy aktorëve.





