SOECZ

Nga zënkat madhore me Luizin, tek shëndeti i Lunës! Kiara Tito hap zemrën si asnjëherë më parë

Moderatorja Kiara Tito ka hapur një sesion pyetjesh dhe përgjigjesh në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit detaje nga jeta e saj pas lindjes së vajzës, Luna, si dhe duke dhënë përgjigje të qarta për komentet mbi Luizin dhe peshën e saj.

Kiara, e cila ka qenë në qendër të vëmendjes për jetën e saj private me bashkëshortin, Luiz Ejllin, u pyet për një sërë temash, duke filluar nga stili e deri te detajet familjare.

Për Luizin dhe sulmet: E pyetur se si ndihet kur flitet keq për Luizin, ajo u shpreh se nuk i merr seriozisht: “Luizin e keni parë që nuk merret me llafe dhe as nuk i bën përshtypje shpifjet dhe mallkimet e disa njerëzve që nuk kanë një jetë.” Kur u pyet se çfarë vlerëson më shumë te bashkëshorti, ajo u përgjigj: “Ajo që vlerësoj më shumë te Luizi është përkushtimi ndaj familjes. Asgjë nuk vlen më shumë se një burrë që vendos familjen mbi gjithçka.”

Për vajzën dhe pagëzimin: Kiara zbuloi se pagëzimi i Lunës nuk do të bëhet menjëherë, duke thënë: “Jo nuk kemi hequr dorë, por mendojmë kur të bëhet Luna 2 vjeçe.” Ajo gjithashtu u pyet për vaksinën MMR të vajzës: “Nuk ja kam bërë akoma, vetëm dozën e parë të MMR do ta shtyjmë edhe pak. Jo për çështje që dyshoj që do ti bëj keq, por fëmija nuk duhet të ketë asnjë virozë kur vendos të bëj vaksinën.”

Për linjat dhe stilin: Lidhur me humbjen e peshës pas lindjes, ajo tregoi se nuk ka sekret, por kujdes: “Kam pasur kujdes të ushqehem shëndetshëm, proteina të pastra dhe pak sheqer. Sekret? Vetëm ujë, lëvizje çdo ditë dhe asnjë fiksim me peshoren.” Për komentin se po krijon një imazh ‘seksi’ që nuk i pëlqen Luizit, ajo u përgjigj: “Unë kështu kam qenë që prej 2018-s, nuk kam pse krijoj asgjë tjetër.”

Përgjigjet e Kiarës, e cila tregoi gjithashtu se ndihet shumë mirë në shtëpinë e re, shërbejnë si një tregues i qartë se familja dhe shëndeti janë prioritetet e saj kryesore në këtë fazë të jetës.

×