SOECZ

Ngjarje e rëndë në kryeqytet! 51-vjecarja hidhet nga lartësia, raportohet se…

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar në kryeqytet, ku një grua 51-vjeçare

ka tentuar të ndërmarrë një akt ekstrem vetëflijimi. Sipas të dhënave të para, gruaja është hedhur nga lartësia e banesës së saj, duke pësuar dëmtime trupore.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme por është raportuar sot nga policia, ndërsa dyshohet se shkak për këtë veprim të rëndë ka qenë gjendja e rënduar psikologjike në të cilën ndodhej gruaja.

Pas incidentit, ajo është transportuar me urgjencë drejt spitalit. Burime nga spitali bëjnë me dije se, fatmirësisht, 51-vjeçarja aktualisht ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe nën vëzhgimin e vazhdueshëm të bluzave të bardha.

Policia e Tiranës ka konfirmuar rastin përmes një komunikate zyrtare, duke saktësuar se materialet hetimore tashmë i kanë kaluar Prokurorisë për vlerësim të mëtejshëm të rrethanave.

×