SOECZ

Ngjarje tragjike! Mësuesi ndërron jetë në klasë, ja cfarë dyshohet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkollën e Mesme “Marco Tullio Varrone” në Cassino, provinca Frosinone, ku mësuesi Enrico Trotto, i angazhuar në lëndët e Historisë dhe Filozofisë, u sëmur papritur gjatë një ore mësimi.

Sipas raportimeve, Trotto ndodhej i vetëm në klasë, pasi nxënësit ishin larguar për një stazh të jashtëm.

Pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme për t’i dhënë ndihmë nga kolegët dhe ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, mësuesi nuk mundi të mbijetojë.

Policia e Shtetit konfirmoi se vdekja ishte natyrale dhe nuk ka dyshim për shkak të veprimeve kriminale. Agjencia e lajmeve ANSA raporton se komuniteti shkollor është i tronditur nga kjo humbje e papritur.

Sipas stafit Enrico Trotto ishte i njohur si një mësues i përkushtuar dhe i respektuar nga kolegët dhe nxënësit e tij, dhe vdekja e tij ka lënë një boshllëk të madh në shkollë dhe komunitetin lokal.

 

×