Një 59 vjecar është gjetur sot i pajetë në ambientet e magazinës pranë banesës së tij në Fier.
Burime të policisë thanë se 59-vjecari me inicialet Sh.S, dyshohet të jetë vetëvrarë me armë gjaku.
Ngjarja u shënua mesditën e kësaj të hëne në fshatin Cakran. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 13:20, në fshatin Cakran, në ambientet e magazinës pranë banesës, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi Sh. S., 59 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të rastit.





