SOECZ

Lëkundje të forta tërmeti në vendin fqinj, mbyllen shkollat, mbi 600 raportime për dëme

Një tërmet i fortë u ndje në zonat e Catanias, Mesinës dhe Sirakuzës në Itali rreth orës 7:05 të mëngjesit të sotëm.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) vlerësoi se tërmeti ishte me magnitudë prej 4.5 dhe me epiqendër në malin Etna, në një zonë në veriperëndim të Ragalnës, në një thellësi prej afërsisht 3.8 kilometrash.

Sipas kryetarit të bashkisë së Ragalnës, Nino Caruso, janë rreth 600 raportime për “dëme të konsiderueshme dhe të dukshme në shtëpi private”.

Ndërsa shkollat ​​në Catania do të mbeten të mbyllura si masë paraprake. Kryetari i bashkisë Enrico Trantino shpjegoi se mësimi është pezulluar sot si masë paraprake për të lejuar inspektimet e ndërtesave shkollore.

Një iniciativë e ngjashme është miratuar në disa komuna në provincë.

×