Promoja më e fundit e Big Brother VIP 5 ka ngjallur menjëherë reagime dhe kureshtje të madhe te publiku.
Në videon e publikuar në profilin zyrtar të Instagram, paralajmërohet një zhvillim i papritur brenda shtëpisë më të famshme në vend.
“Një prej banorëve ka kërkuar të lërë shtëpinë…
Për kë bëhet fjalë?”, është pyetja që ka ngritur më shumë pikëpyetje dhe ka shtuar aludimet mes ndjekësve të formatit. Një vendim i tillë do të përbënte një kthesë të fortë në dinamikën e lojës, duke ndryshuar raportet dhe strategjitë mes konkurrentëve.
Përveç kësaj, në Prime-in e radhës pritet të diskutohet edhe debati i ashpër që shpërtheu mes Rogertit dhe Selin. Sipas promos, ky konsiderohet si një nga debatet më të forta të këtij sezoni, me tone të larta dhe përplasje direkte.
Publiku është në pritje për të mësuar arsyet e konfliktit dhe nëse do të ketë pasoja në marrëdhënien e tyre brenda shtëpisë.
Një tjetër moment shumë i komentuar është dasma tradicionale e organizuar brenda shtëpisë. Të gjithë janë kuriozë të zbulojnë se cili prej çifteve do të kurorëzojë dashurinë në këtë ceremoni simbolike, një nga sfidat më të veçanta të këtij edicioni.
Mbrëmja do të sjellë gjithashtu zgjedhje të rëndësishme dhe një surprizë ditëlindjeje, duke premtuar emocione të forta për banorët dhe publikun. Spektakli do të transmetohet të martën në orën 21:00, me moderimin e Ledion Liço, në ekranin e Top Channel.





