Moderatori i “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti, ka ndarë informacione të reja rreth edicionit të katërt të spektaklit,
duke zbuluar se shtëpia e famshme do të ketë një pamje “tërësisht të ndryshme” në këtë sezon të ri.
Hamiti, i cili është edhe autor i formatit, ishte i ftuar në emisionin “Ëeekend” në Klan Kosova, ku foli për përgatitjet intensive të produksionit, megjithëse ende nuk zbuloi datën e saktë të nisjes, për të cilën janë përfolur datat 3 apo 7 nëntor.
Sipas moderatorit, janë bërë ndryshime të dukshme në shtëpinë e BBVK.
Hapësira e brendshme dhe oborri janë bërë më të mëdha dhe më funksionale për banorët.
Po ashtu, është riorganizuar renditja e dhomave dhe e ambienteve të përbashkëta, për të ofruar një përvojë më dinamike dhe më interesante për publikun.
Këto ndryshime, të cilat i japin një pamje të re shtëpisë, tregojnë qartë se produksioni po punon për të ofruar një edicion sa më emocionues dhe plot surpriza për publikun.





